Organizata YAHR kërkon të mos krijohet panik

Organizata YAHR kërkon të mos krijohet panik

Një fije shprese në varr

Kosova është nga vendet e pakta që nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirusi.

Pavarësisht kësaj qytetarët kanë filluar të marrin masa në rast se do t’u duhet të izolohen në shtëpi, njofton Ulpianapress.

Blerje të shumta të produkteve ushqimore dhe atyre higjienike po bëhet anembanë vendit.

Siç duket pavarësisht fatit të mirë që nuk ka asnjë të infektuar me koronavirusin, qytetarët po parapërgatiten.
Organizata YAHR në Lipjan u apeloi mbrëmë qytetarëve që të mos blejnë mallra dhe gjësende më shumë se zakonisht, pasi nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

‘’Organizata YAHR, bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos krijojnë panik rreth virusit Covid-19, pasi që në vendin tonë ende nuk është identifikuar as një qytetari i prekur me këtë virus, andaj ne si organizatë bëjmë thirrje që të mos krijohet panik, nuk ka nevojë të blini mallra dhe gjësende më shumë se zakonisht kështu që mos te krijojmë rezerva ushqimore të panevojshme për 3 apo 5 muaj pasi që rreziku në bazë të të dhënave të organizatave ndërkombëtare nuk jep indikator që do të zgjatë gjatë, sepse këto masa të cilat janë marra nga Qeveria e Kosovës nuk janë masa për të krijuar panik, por për të parandaluar mundësin apo shpërndarjen e infeksionit nga ky virus’’.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)