Organizatat e Shoqërisë Civile të Komunës së Lipjanit shqyrtuan prioritetet e programit ReLOad

Organizatat e Shoqërisë Civile të Komunës së Lipjanit shqyrtuan prioritetet e programit ReLOad

Kuadri universitar Dardan Vuniqi e ardhmja politike e PDK-së

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës, një numër i madh i Organizatave të Shoqërisë Civile nga Komuna e Lipjanit, kanë marrë pjesë në një diskutim publik për ndarjen e fondeve në kuadër të programit ReLOad-Programi për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor, që financohet nga BE dhe zbatohet nga UNDP.
Në këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, ka falenderuar përfaqësuesit e programit ReLOad, që po jep mundësi shumë të mirë Organizatave të Shoqërisë Civile të Komunës së Lipjanit për zhvillim dhe promovimin e aktiviteteve të tyre. Ai në të njejtën kohë ka theksuar se Komuna e Lipjanit është njëra ndër pesë komunat përfituese e këtij projekti i cili do të zgjatë për tri vite rresht me qëllim zgjerimit të partneritetit në mes Komunës dhe OJQ-ve përmes përkrahjes financiare nga implementimi i këtij projekti.

Kryetari Ahmeti po ashtu ka theksuar se Komuna do ta bashkëfinancoj në këtë projekt me 25% përgjatë këtyre 3 viteve dhe i fton të gjitha OJQ-të që të konkurentë të aktiv në të gjithë procesin në mënyrë që përfituesit të jenë po ata që i plotësojnë kriteret në këtë program.
Ndërsa Fjolla Raifi përfaqësuese e Programit ReLOad, ka njoftuar të pranishmit rreth implementimit të këtij projekti. Ajo ka vlerësuar punën e mirë të Institucioneve komunale si dhe ekipit të programit ReLOad
Në këtë diskutim publik ku pati edhe pyetje nga të pranishmit, u prezantuan edhe 5 prioritetet për grupet që mund të përfitojnë fondet e këtij programi me sa vijon:
Po ashtu edhe Shkelzen Hajdini kryesues i grupit punues për zbatimin e projektit ReLOaD, ka bërë të ditur se ky program ka për qëllim mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile dhe i cili realizohet në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit të nënshkruar mes komunës së Lipjanit dhe Projektit të programit rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOad) që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)