Biasi është trajneri që realizoi ëndrrën e shqiptarëve për të marrë pjesë në një kompeticion madhor futbollistik. Në vitin 2016, Shqipëria luajti në Kampionatin Europian të Futbollit në Francë. Giani De Biasi u lidh shumë me vendin tonë, aq sa mori edhe pasaportën shqiptare.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në programin Soiree, Marin Mema, gazetari i njohur i cili prej vitesh rend pas gjurmëve të historisë shqiptare, u shpreh se në Itali kishte gjetur arbëreshë me mbiemër DeBiasi.
E pikërisht edhe vetë De Biassi në “Soiree”, nisur nga konstatimi i Marinit për arbëreshët me mbiemrin e tij në Itali, si dhe lidhjen e fortë me shqiptarët “pranoi” se ai nuk e dinte se ishte shqiptar.
COMMENTS