Ish-deputeti i LDK-së, Naser Osmani i ka bërë një status plot me fjalë të mëdha dhe flet me superlativa për kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmetin.
Në një status në rrjetet sociale Osmani shkruan se Ahmeti është politikan i mençur dhe kryetar largpamës që partia të cilës i përket krenohet me te.
Ai tutje ka shtuar se vizioni i tij, largpamësia, përvoja, dija e urtësia e karakterizojnë njeriun e parë të Lipjanit i cili pos aspektit zhvillimorë, solli një përparim e emancipim shoqëror të përmasave të lakmueshme që janë garancë që komuna e Lipjanit fal tij është dhe do të jetë komunë me tipare evropiane bashkëkohore.
Shënimi i plotë i Naser Osmanit:
Rikandidim për përmbylljen e projektit për Lipjanin europian.
Rikandidimi I pritur për kryetar komune i kryetarit të Lipjanit, mikut tim Imri Ahmeti, shënon aktin e finalizimit të projektit të madh zhvillimor të qytetit të Lipjanit. Njeriu i sprovave, i përkushtimit e dashurisë pa fund për qytetin tonë dhe qytetarët e komunës së Lipjanit, vëhet edhe një herë në ballë të udhëheqjes së komunës sepse zgjedhjet e sivjetme lokale në Lipjan e kanë vetëm karakterin formal garues në zbatim të procedurave dhe demokracisë sepse si askund dhe asnjëherë më parë Imri Ahmeti është kryetar i ri, i vjetër i Lipjanit.
Vizioni i tij, largpamësia, përvoja, dija e urtësia e karakterizojnë njeriun e parë të Lipjanit i cili pos aspektit zhvillimorë, solli një përparim e emancipim shoqëror të përmasave të lakmueshme që janë garancë që komuna e Lipjanit fal tij është dhe do të jetë komunë me tipare evropiane bashkëkohore.
LDK-ja si subjekt politik krenohet me Imriun sikur që krenohemi ne miqtë e tij, familja, qytetarët e Lipjanit dhe më gjërë. Lirisht mund të themi se Lipjani me Imriun e ka identitet emblemë të arritjeve të jashtëzakonshme, historike.
Urime kryetar Imri Ahmeti, të dhashtë zoti shëndetin për të realizuar në plotni aspiratat zhvillimore të qytetarëve të komunës së Lipjanit.
COMMENTS