Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për idenë e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.
Osmani ka thënë se ajo dhe partia e saj janë kategorikisht kundër planit të Thaçit – duke vlerësuar se ai nuk bën assesi të lejohet të realizohet.
“Kjo çështje s’do të përfundojë vetëm me ndarje të Kosovës”, ka thënë Osmani në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.
“Do të bëhet Kosova shtet i dështuar”, ka paralajmëruar ajo.
“Do të ketë dështim në të gjitha sferat, do të bëhet vend i pabanueshëm për qytetarët”, ka theksuar ajo.
/Express/
COMMENTS