Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, është vizituar nga tre deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, Shkelzen Hajdini dhe Ilir Tasholli, njofton Ulpianapress.
Në një postim të Hajnunit, të ilustruar dhe me foto shihet se së bashku me deputetët Shkelzen Hajdinin dhe Ilir Tashollin në zyrën e Osmanit, teksa është shprehur se Kryeparlamentarja e parë femër e Kuvendit të Kosovës i jep një imazh të ri këtij Institucioni të Republikës.
Hajnuni, Hajdini edhe Tasholli, vijnë nga rajoni i Lipjanit.
Kjo ka qenë vetëm njëra nga vizitat që ia kanë bërë Osmanit, në javën e parë të punës së saj, si Kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës./Ulpianapress/
COMMENTS