PA I BËRË ENDE NJË MUAJ MINISTRI BLEN TELEFON 930 EURO DHE DY TAKIME TË “JASHTËZAKONSHME”

PA I BËRË ENDE NJË MUAJ MINISTRI BLEN TELEFON 930 EURO DHE DY TAKIME TË “JASHTËZAKONSHME”

Alarmante, për 24 orë, 11 femra kërkuan ndihmë mjekësore pasi u rrahën nga familjarët

Më 13 prill, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte emëruar Bejtush Gashin në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, kur Gashi ende nuk i ka bërë një muaj që nga emërimi i tij në postin e ministrit, ai ka shpenzuar 930 euro për një telefon.

Gashi që pas emërimit në postin e ministrit kishte vizituar disa herë, lumin Lepenc atje ku janë duke u kërkuar dy policët e aksidentuar tash e 10 ditë. Ai ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për të blerë një telefon në vlerë të 930 eurove.

Gashi është arsyetuar se për blerjen e këtij telefoni duke thënë se nuk do ta përdorë për punë personale. Thotë se telefonin ia ka dhënë shefit të protokollit.

“Ia kam dhënë shefit të protokollit, është telefon i Ministrisë. Është për protokoll, numri im është aty. Aktualisht shefi i protokollit e ka me veti. Unë e kam numrin tim tjetër personal dhe ai telefon nuk më duhet, pra është thjesht për çështje protokollare”, tha ministri Gashi për lajmi.net.

Gashi ishte bërë lajm lidhur me takimet që kishte zhvilluar me bashkëpartiakët e tij. Fillimisht ai ishte takuar me Agim Bahtirin, të cilët vinë dytë nga AKR-ja. Ndërsa më pas ishte takuar edhe me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, po ashtu bashkëpartiake.

Të dy këto takime Gashi i ka konsideruar si tejet të rëndësishme, pavarësisht se deri tek pak kohë më parë Gashi me Bahtirin dhe Vuniqin mund të jenë takuar çdo ditë./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)