Pacolli fle në hotele të shtrenjta, Kuçi shtron drekë me bakllava e raki, e Tahiri paguan biletë aeroplani 4,480 € – të gjitha me para të shtetit

Pacolli fle në hotele të shtrenjta, Kuçi shtron drekë me bakllava e raki, e Tahiri paguan biletë aeroplani 4,480 € – të gjitha me para të shtetit

ISH-DEPUTETI GJERMAN DO TA TRAJNOJ AKR-NË SE SI TË PËRFITOJ MË SHUMË SI PARTI NË KOALICION

Zëvendës Kryeministri, Behgjet Pacolli, kishte paguar pagur për dy ditë qëndrim në një hotel në Francë plotë 1 mijë e 274 euro me para të shtetit.

Ai kishte qëndruar në Paris të Francës me 28 tetor deri më 30 tetor 2011.

Fatura e hotelit për këto dy ditë qëndrimi në Paris, i kishte kushtuar shtetit 1 mijë e 274 apo 637 euro për një ditë/natë në hotelin “Raphael” në kryeqyetin francez.

Para Parisit ai kishte qëndruar edhe në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë. Aty Pacolli kishte qëndruar për 3 ditë, nga 23 tetori deri më 26 tetor dhe kishte paguar 530 euro apo 176 euro për një ditë/natë në hotel “Hilton”.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga kabineti i Pacollit për këtë udhëtim por megjithë pranimin e pyetjeve, këshilltari i tij Jetlir Zyberaj nuk ka kthyer përgjigje.

Në një letër të gjatë, gjatë ditës së djeshme, Pacolli kishte shkruar se gjatë periudhës kur janë kryer shpenzimet në dosjen SaHanShefi ai nuk kishte shpenzuar para të shtetit.

“Unë nuk kam marrë as rrogë; as mëditje dhe shpenzimet e hoteleve dhe shumicën e madhe të biletave të udhetimeve zyrtare i kam paguar poashtu nga xhepi; nuk kam pasur makinë zyrtare dhe nuk kam konsumuar as një liter benzinë, për tërë kohēn sa isha në qeveri” ka shkruar Pacolli. Kallxo.com ka publikuar një varg faturash të shpenzimeve të kryera nga zyrtarë qeveritarë gjatë vitit 2010-2012.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Hajredin Kuçi shtron drekë me bakllavë, raki dardhe e raki rrushi

Një faturë e ish-Zëvendës Kryeministrit, Hajredin Kuçi, e cila është lëshuar më 29 dhjetor 2010 përmban raki dardhe, raki rrushi, biftek e ramstek.

Kjo drekë zyrtare i ka kushtuar arkës së shtetit 166 euro. Në të janë pirë 7 raki dardhe e rrushi, në vlerë 2 euro, janë ngrënë 8 biftekë e 2 ramstekë në vlerë 81 euro, 10 sallatë në vlerë 25 euro.

Po ashtu është pirë ujë e kafe në vlerë 22 euro e 50 cent, si dhe 7 bakllava 10 euro e 50 cent.

Kjo drekë zyrtare në fund vit është ngrënë në restorant ‘Liburnia’.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Hajredin Kuçi për këtë drekë por nuk ka marrë përgjigje.

Edita Tahiri udhëton me ‘Business Class’, bileta i kushton shtetit 4,480 euro

Ish- Zëvendës Kryeministrja, Edita Tahiri, në mars të vitit 2011 kishte udhëtuar për vizitë zyrtare në Washington.

Ky udhëtim i Edita Tahirit nuk ishte bërë dosido. Bileta e saj e avionit ishte paguar për ‘business class’ me vlerë prej 4 mijë e 480 euro.

Rezervimi i biletës ishte bërë dy ditë para udhëtimit. Ajo kishte udhëtuar me 3 mars 2011, ndërsa rezervimi ishte bërë më 1 mars.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Edita Tahiri për arsyet pse ajo ka udhëtuar me klasin e shtrenjtë e jo në ulëset e klasës ekonomike.

“Si duket e paskeni parë si të lehtë dhe të parrezikshme punën time si kryenegociatore në bisedimet me armikun, të ndërmjetësuara nga BE dhe SHBA, prandaj po i bëni këto pyetje. Vetëm paramendojeni për disa momente çfarë don të thotë të negociosh paqen dhe mbylljen e kapitullit të armiqësive me shtetin fqinj që ka qenë agresor dhe gjenocid-bërës. Ose lexoni për historinë e negociatorëve të paqes për të parë pse u duhet një siguri shtesë për ta çuar misionin e paqes përpara për të krijuar një ardhmëri paqësore fqinjësore për gjeneratën e re”, ka thënë Tahiri.

Ajo kishte qëndruar atje për pak ditë, pasi më 6 mars ajo ishte kthyer në Prishtinë.

Me ‘business class’ kishte udhëtuar edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi së bashku me këshilltarin e tij në atë kohë, Bekim Çollakun, që kishin paguar për udhëtimin e tyre 11 mijë e 400 euro.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)