Pacolli: Liberalizimi i vizave në fillim të vitit të ardhshëm

Pacolli: Liberalizimi i vizave në fillim të vitit të ardhshëm

Pacolli ia kthen në shkronja cirilike përgjigjet gazetës serbe: Kosova është e pavarur

Pavarësisht situatës së tanishme kur partitë parlamentare kanë mospajtime për ratifikim të marrëveshjes për demarkacionin si kushti i fundit për liberalizim të vizave kryediplomati Behgjet Pacolli beson se në pjesën e parë të vitit 2018 kosovarët do të lëvizin lirshëm.
“Shpresoj se viti 2018 do të jetë vit ku qytetarët do të lëvizin lirshëm. Unë shpresoj shumë që në pjesën e parë të vitit dhe viti 2018 do të jetë viti me të cilin ne sigurisht do të shënojmë edhe historinë e shtetbërjes tonë”, tha Pacolli.

Por që liberalizimi të ndodh Pacolli deklaron se pavarësisht kushtit të padrejtë të vendosur nga Komisioni Europian për Kosovën marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi duhet të ratifikohet në kuvend.

Aktualisht Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk ka regjim të lirë të vizave.

Liberalizimin e tyre Serbia, Maqedonia e Mali i Zi e kanë fituar në vitin 2009 kurse Shqipëria e Bosnje e Hercegovina në vitin 2010.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)