Pacolli merr mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave

Pacolli merr mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave

Mbyllet shëtitorja në Fushë-Kosovë, kjo është arsyeja

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka marrë mbështesje nga Holanda për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e në organizatat ndërkombëtare.

Këtë konfirmim ati ia ka dhënë homologu holandezë, Stef Blok.Pacolli në një postim në facebook, ka shkruar se mbështetja e parlamentit holandezë për procesin e liberalizimit të vizave është i rëndësishëm.

“Takim mjaft konstruktiv me homologun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Z. Stef Blok. Diskutuam gjerë e gjatë mbi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, temë kjo e një rëndësie të veçantë për ne”.

“Mbështetja holandeze dhe parlamentit të tyre, në këtë çështje luan një rol kyç. Ministri Blok premtoi mbështetje në çështjen e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe bashkëpunim të ngushtë në të gjitha sferat tjera më rëndësi të veçantë për të dyja palët e për Kosovën në veçanti”, ka shkruar Pacolli në facebook./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)