Pacolli në Lipjan: Jemi në rrugë të drejtë për zhvillimin e Kosovës

Pacolli në Lipjan: Jemi në rrugë të drejtë për zhvillimin e Kosovës

Thaçi: Bashkëpunimi me diasporën të orientohet kah zhvillimi, jo kah mbijetesa e Kosovës

Aleanca Kosova e Re mbajti takim me degën e AKR-së në Lipjan, qytet i cili nuk e harroi asnjëherë punën dhe përkushtimin e AKR-së për ta zhvilluar vendin.

Koordinatori i degës së AKR-së në Lipjan, Fauz Xhemajli tha se AKR-ja dhe kryetari i saj Behgjet Pacolli kanë dhënë shumë për Kosovën dhe Lipjanin. ” AKR-ja ka qenë çdo herë e përkushtuar për zhvillim e vendit, avancimin e programit dhe zhvillimin ekonomik”, deklaroi ndër të tjera Xhemajli.

Ndërsa, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli duke falënderuar pjesëmarrësit , komunën e Lipjanit për bashkpunimin e deritanishëm dhe qytetarët e Lipjanit, tha se ndihet i nderuar të jetë në mesin e tyre. ” Pjesëmarrja juaj sot është shenjë që AKR-ja këtu vazhdon t’i kontribuojë shtetndërtimit të Kosovës. AKR ka vite që jep kontribut në këtë komunë dinjitoze dhe asnjëherë se ka lënë anash. Do të vazhdojmë punën për hapjen e fabrikave të reja dhe vendeve të reja të punës”, deklaroi ndër të tjera Pacolli.

Kryetari Pacolli tha se AKR-ja si parti liberale, suksesin e bazon në rezultatin e punës. “Për AKR-në, patriot është ai njeri që punon dhe kontribuon për familjen e vet dhe për shtetin, gjë e cila çon në gjenerimin e të hyrave për shtetin dhe përmirësimin e jetës publike dhe rritjen e buxhetit të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera Pacolli.

Pacolli në përfundim të takimit me qytetarë prezantoi kandidatët për deputet të Republikës së Kosovës: Islam Pacolli, Fatmir Matoshi, Vesel Makolli, Valdrin Lluka, Ekrem Mustafa, Myzejene Selmani, Alma Lamçja, Mirlindë Sopi-Krasniqi, Sedat Ismajli, Skënder Avdyli dhe Nusret Çubreli./arbresh.info/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)