Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i ministrisë.
Kjo u bë e ditur përmes një letre të dërguar nga AKR, parti në të cilën është Sefaj.
Kërkesa për lirimin e pozitës së ministrit, ia kishte kërkuar ditë më parë kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.
Ai kishte kërkuar që Flamur Sefaj të jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, dhe Driton Gashi nga drejtori i AKI-së.
Shkak për këtë kishte qenë aksioni për arrestimin dhe deportimin e gjashtë “gylenistëve”, për në Turqi.
Por, kërkesën e dorëheqjes së ministrit Sefaj, nuk e kishin pranuar disa zyrtarë të AKR-së. Rrahim Pacolli, një ditë më parë kishte thënë se nëse Sefaj largohet nga pozita e ministrit, atëherë edhe AKR duhet të largohet nga qeveria.
Por, sot në një prononcim për Insajderi, Pacolli u shpreh se AKR do të qëndrojë në koalicion me PAN-in.
Arsyeje për këtë gjë sipas tij është që Sefaj është dorqëhequr e nuk është shkarkuar.
“Ai ka vepruar sikur në shtetet perëndimore. Kur është një ministër nën hetime ai duhet të dorëhiqet. Prandaj, AKR do të qëndrojë në qeverinë Haradinaj, sepse Sefaj dha dorëheqje e nuk u shkarkua. Po të kishte ndodhur e kundërta, unë kam thënë se nuk do të kishte pasur arsye që të qëndrojmë edhe më tutje pjesë e qeverisë”, ka thënë Pacolli./Insajderi
COMMENTS