Paditësit e Mentor Vishesellës, nuk vijnë në seancë

Paditësit e Mentor Vishesellës, nuk vijnë në seancë

Reagon Mentor Vishesella-Duqa, nuk jam veteran i kontrabanduar, si 15 vjeçar iu bashkangjita UÇK-së.

As seanca e sotme gjyqësore, e caktuar për të shqyrtuar kallëzimin penal që PDK e Lipjanit kishte ushtruar ndaj Mentor Vishesellës, me pretendimin se ky kishte kërncënuar kandidatin e këtij subjekti për Kryetar Komune Ismet Hajrullahun, nuk arriti të nxjerrë një provë të vetme, që do ta provonte vërtetësinë e asaj, për cka ngarkohej Vishesella.

Kjo për faktin se, në seancë ku pritej të përballeshin provat, ku do ta faktonin apo rrëzonin si të rrejshëm, pretendimin e PDK-së, i pranishëm ishte vetëm i akuzuari Mentor Vishesella, ndryshe shofer i Kryetarit aktual Ahmeti, ndërkohë që ushtruesit e padisë nuk ishin ardhur në seancë.

Mungesën e pjesëmarrjes në seancë të të atyre që kishin ushtruar padinë ndaj tij, e ka komentuar vetë Vishesella, në një postim në profilin e tij, të cilën e quan dëshmi se pretendimi PDK-së ishte vetëm njëra nga shpifjet e PDK-së, me të cilat ky subjekt u shërbye gjatë gjithë fushatës./Ulpianapress/

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Vishesellës.

”Të nderuar miq,
Sot ishte përballja ime e parë ndaj akuzës që më është ngritur nga PDK dega në Lipjan kinse kam kërcënuar kandidatin e tyre për kryetar komune, Ismet Hajrullahu. Ishin ata që më akuzuan për kërcënim po ashtu ishin ata që nuk ishin sot as në seancë, kjo edhe një herë po dëshmon dështimin e radhës së PDK-së dhe ish-kandidatit të tyre Ismet Hajrullahut, për të gjitha shpifjet që janë bërë gjatë fushatës ata do të përballën me faktet dhe argumentet e vërteta.
Të gjithë ata të cilët më ofenduan dhe më kërcnuan do të ua tregoj të vërtetën, herët a vonë!
PDK është munduar që me akuza e me shpifje të mbuloj dështimet e tyre për të rikthyer besimin e popullit.
Lipjanasit janë të vetëdijshëm për këtë, dhe thanë fjalën e tyre me 22 tetor.
U ballafaquam me 22 tetor, do të ballafaqohemi kur do që është nevoja, sepse jam i pastër para ligjit dhe para zotit.
Bëjë thirrje që me datë: 04.12.2017 nga ora 13:00 të merrni pjesë në seancën e radhës në gjykatën dega Lipjan.
Me respekt,
Mentor Vishesella”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)