Paisen ne laptopë disa shkolla në Lipjan

Paisen ne laptopë disa shkolla në Lipjan

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e rregullt me radhë

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me ambasadoren e Holandës në Kosovë Carin Lobbezoo dhe shefja e zyrës së Unicefit në Kosovë Nona Zicherman dhuruan 15 laptop për shkollat “Adem Gllavica” dhe “Vëllezërit Frashëri” kjo me financim nga ambasada e Holandës në Kosovë.

Kryetari Imri Ahmeti falënderoi ambasadoren Lobbezoo dhe shefja e zyrës se Unicefit në Kosovë Nona Zicherman për mbështetjen e vazhdueshme për përmirësimin e arsimit në komunën e Lipjanit.

Po ashtu, ambasadorja Lobbezoo dhe shefja e zyrës se Unicefit Zicherman, patën mundësinë të shohin edhe projektet e tjera të nxënësve të shkollave, që u arritën përmes Programeve të zyrës së Unicefit në Kosovë (Upshift, Podium dhe Ponder)

COMMENTS