PAJAZITI I ZHGËNJYER VETËM PËR NJË FAKT

PAJAZITI I ZHGËNJYER VETËM PËR NJË FAKT

Kosova nuk mposhtet, Danimarka merr vetëm një barazim në “stërvitje”

Drenica nuk ka arritur të kualifikohet në finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, pasi sot barazoi 0:0 në Gjakovë me Vëllaznimin, ndërsa në Skenderaj skuadrat patën barazuar 1:1. Trajneri i Drenicës, Sadat Pajaziti, është shprehur i zhgënjyer vetëm për një arsye. “Jam i zhgënjyer vetëm për shkak se nuk arritëm t’i shpërblejmë tifozët tanë, të cilët na kanë përkrahur vazhdimisht”, ka thënë Pajaziti për Super Sport.Ndërsa, sa i përket ndeshjes së sotme, ai tha: “Te futbollistët u pa dëshira e madhe për kualifikim. Ata e dhanë maksimumin në fushën e lojës, krijuan raste, por nuk arritëm t’i konkretizojmë. Kjo ishte forca jonë. Edhe njëherë, më vjen keq që i zhgënjyem tifozët, sepse kam besuar që sivjet do ta sjellim Kupën në Skenderaj”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)