Kjo pamje me trafik të stërngarkuar, ku veturat sa nuk i kanë hipur sipër njëra tjetrës, nuk vjen nga ndonjë qytet me banorë disa milionesh, njofton Ulpianapress
Këto pamje i sheh prej të hënës deri të premten, cdo ditë prej orës 16:00, përpara Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, kur mbaron turni i mësimit pasdite. Ani pse rruga është njëkahëshe dhe do të ishte e lehtësuar për qarkullim, duke parkuar veturat në trotuaret majtas e djathtas, prindër që presin fëmijët e tyre të dalin nga shkolla, ngulfatin rrugën, duke e bërë të pakalueshme ate edhe për këmbësorë, e lëre më për qarkullim veturash. Kjo tollovi mund ti ketë rënë në sy, jo vetëm atyre që torturohen duke pritur derisa të zhbllokohet rruga, por edhe cdo kalimtari që mund ti ketë rënë rruga andej, përpos policisë, e cila është me detyrë për të vënë rregull në trafik. Aq më parë që rëndom policia patrullon krejt afër shkollës në rrugën me dy shirita, e ku trafiku është dukshëm i lehtësuar dhe nuk e sheh të rrugës, që gjatë këtyre orëve prania e tyre në këtë rrugë, nuk do ta linte ate në mëshirë të shoferëve të pandërgjegjshëm, që cdo ditë ua nxijnë jetën atyre që qarkullojnë andej.
Krejt cka mjafton është , dy policë, prej orës 16:00 deri në ora 17:00./Ulpianapress/
COMMENTS