Christian Panucci ka lënë jashtë listës për ndeshjet e radhës të Kombëtares disa lojtarë.
Për miqësoren e 10 Tetorit me Jordaninë në Elbasan Arena dhe ndeshje e Ligës së Kombeve në transfertë 4 ditë më vonë me Izraelin janë lënë jashtë veteranët Ansi Agolli dhe Jahmir Hyka.
Ky i fundit mbajti shiritin e kapitenit në takimin me Skocinë. Në listë nuk janë edhe Sindrit Guri e Sabien Lilaj.
Nuk mungojnë risitë. Mbrojtësit Egli Kaja e Kastriot Dermaku dhe sulmuesit Myrto Uzuni dhe Xhiakomo Vrioni janë thirrur për herë të parë. Në grup është rikthyer Ermir Lenjani.
Kjo është një përfaqësuese me moshë mesatare të re, duke treguar edhe një herë qëllimin e Christian Panuccit për të rinovuar Kombëtaren.
Tv Klan
COMMENTS