Numri një i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka kritikuar ashpër peticionin që synon ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se ky ndryshim, mund të izolojë tërë Kosovën, madje e ka konsideruar një ide të tmerrshme.
“Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund të izolojë globalisht Kosovën. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka shkruar Delawie.
Kujtojmë se Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin i cili i dërgohet Kuvendit të Kosovës me synim ndryshmin e ligjit për Gjykatën Speciale.
COMMENTS