Paralajmërimi i mjekut, mos urinoni para se të bëni seks

3 arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

Gratë nuk duhet të urinojnë para seksit, nëse duan që të mos zhvillojnë një infeksion në traktin urinar.
Sipas një eksperti, kjo këshillë, e dëgjuar shpesh në mesin e grave, mund t’ju shpëtojë nga infeksioni në traktin e urinës.

Urologu nga Nju Jorku, David Kaufman tha se keqkuptimi më i madh tek gratë është ideja se ato duhet të urinojnë para aktit seksual, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se të urinosh pas seksit është e rëndësishme, por paralajmëroi se ta bësh këtë para tij nuk është e këshillueshme.

Ai tha për Yahoo News se ky gabim është shkaktari numër një i infeksioneve në traktin e urinës, i njohur gjithashtu edhe si ‘cystitis’. Por pse s’duhet të urinoni para se të bëni seks?

Kjo sepse, sipas tij, gjatë seksit, bakteret nga vagjina mund të shtyhen në uretër. Kurse “ta mbash urinën” dhe të mos e bësh atë para seksit, rrit shanset që kjo baktere të shtyhet jashtë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)