Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së, sot ka mbajtur një mbledhje të kryesisë në të cilën ka diskutuar rreth Gjykatës Speciale.Kjo organizatë e konsideron si të padrejtë këtë Gjykatë, dhe kanë paralajmëruar reagime dhe veprime pavarësisht zhvillimeve që do të ndodhin në ditët në vijim.“OVL UÇK, do ta përcjell me vëmendje situatën dhe reagimet do t’i bëjë në përputhje me zhvillimet”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga OVL e UÇK’së.
Sipas tyre Gjykata Speciale është e pa drejtë, sepse është e një anshme dhe nuk gjykon krimet e shkaktuara nga Serbia e cila ishte edhe pushtuese.“Kryesia e OVL UÇK-së e rithekson se Gjykata Speciale është një e padrejtë që i ka ardhur Kosovës, sepse është e njëanshme dhe nuk i gjykon krimet e shkaktuara nga Serbia pushtuese, si dhe marrë për bazë se shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, vazhdon reagimi.Ata thonë se nuk janë kundër drejtësisë, por preferojnë që të krijohet një Gjykatë Speciale vendore.
“Ne si OVL UÇK, kemi kërkuar vazhdimisht që të krijohet Gjykatë Speciale vendore, e cila do t’i ndiqte të gjitha krimet që janë shkaktuar në Kosovë, sepse përsëri e themi se nuk jemi kundër drejtësisë, por konsiderojmë se nuk po ndiqen krimet”, përfundon reagimi
COMMENTS