Ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot më i butë, pasi që një front i ngrohtë pritet të kaloj mbi vendin tonë, paralajmëron Prishtina Weather.
Sipas shërbimit të meteorologjisë, të premten pas mëngjesit moti do të jetë me ngrica dhe mjegull në ultësira, ndërsa ditën do të mbajë mot kryesisht me diell.
“Me kalimin e frontit të ngrohtë natën e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës, priten reshje të dobëta shiu, e rreth viseve kodrinore mundësi edhe për shi të akullt, kurse në vise malore mbi 2000m reshje bore”, njofton PW.
Sipas PW, “për shkak që nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit këtyre ditëve do të përkeqësohen, ku pritet të kalojnë në vlera të pashëndetshme, e ditën e shtunë pritet të zbresin edhe në mesatare”.
Parashikimi për 6 e 7 dhjetor:
6.12.2019 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën më butë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e gjatë natës priten reshje të dobëta shiu, vende-vende edhe shi i akullt. Erë e lehtë kryesisht nga juglindja 1-3m/s. Indeksi UV: 2.
7.12.2019 – Më butë. Herët në mëngjes reshje lokale shiu, e në vise malore mbi 2000m reshje bore. DItën vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në mbrëmje në vise të ulëta pritet të formohen shtresa mjegulle. Erë e lehtë nga juglindja 1-2m/s. Indeksi UV: 1.
COMMENTS