Parashikimet për Botërorin, Brazili e Gjermania shihen favorite

Parashikimet për Botërorin, Brazili e Gjermania shihen favorite

Shaqiri te klubi i famshëm londinez

Botërori i Rusisë nis pas 4 ditësh, por parashikimet për skuadrën fituese nga kompanitë e basteve kanë nisur prej kohësh.

Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “Marca”, dy prej përfaqësueseve që shihen si favoritet kryesore janë Brazili dhe Gjermania.

Menjëherë pas tyre, në klasifikimin për pretendimet për fitoren në fund, shihen Spanja e Franca, të ndjekura nga Argjentina e Belgjika.

Dhjetëshen e skuadrave favorite për triumfin final në Kupën e Botës e mbyllin Anglia, Portugalia, Uruguaji e Kroacia.

Por, parashikimet nuk ndalen këtu.

Janë vënë kuota edhe për futbollistin që do të jetë shënuesi më i mirë i turneut, e sipas kompanive të basteve, ky titull do t’i takojë brazilianit Neymar, ndërkohë që të tjerë kandidatë për këtë trofe janë edhe sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, dhe ai i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Duke qëndruar te këta të fundit, për Messin, arritja sërish në finalen e Kupës së Botës dhe fitorja e trofeut kuotohet me koeficientin 26. E njëjta histori edhe për Cristiano Ronaldon e Portugalinë, por 33-vjeçari dhe përfaqësuesja e tij e kanë një precedent, triumfin në “Euro 2016”.

Tjetër parashikim interesant i kompanive të basteve është ai për ekipet finaliste. Sipas tyre, probabiliteti më i madh është që kjo finale të luhet mes Gjermanisë e Brazilit, me koeficient 12, i ndjekur nga sfida Gjermani-Spanjë, Brazil-Spanjë dhe Francë-Spanjë./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)