Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta në të gjithë vendin, por shira deri mesatarë në zonat qendrore.
Mesdita dhe orët e pasdites sjellin përmirësim të përkohshëm të motit në vend, megjithatë në mbrëmje dhe gjatë natës, reshjet përfshijnë të gjithë Shqipërinë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga -1 në 16°C.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor–Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
COMMENTS