Partizani i Tiranës largon shumë futbollistë, a rrezikon Labinot Ibrahimi?

Partizani i Tiranës largon shumë futbollistë, a rrezikon Labinot Ibrahimi?

Si refuzoi Barcelona të transferonte verën e kaluar sulmuesin më të mirë në botë?

Presidenti i Partizanit të Tiranës, Gazmend Demi mori komandën vetë dhe vendosi të largojë Mark Julianon, trajnerin më simpatik që i kishte ardhur nga Italia, për ta zëvendësuar me të besuarin e tij, Sulejman Starovën.

Një lëvizje e pritshme, duke parë situatën aktuale në klub, ku eksperimentet nuk lejohen më. U provua deri më tani dhe nuk u arrit askund.

Juliano iku, por me valixhe në duar janë edhe disa lojtarë. Ndonjëri prej tyre edhe mund të shpëtojë dhe e ka shansin të bindë tani. Çani varet nga rikuperimi i tij, Adorjan nëse rigjen shkëlqimin që pati në hapje të kampionatit ndaj Laçit mund të qëndrojë, ndërsa të tjerët i kanë të pakta mundësitë e qëndrimit.

Te Partizani aktivizohet edhe futbollisti nga Kosova, Labinot Ibrahimi i cili nuk rrezikon largimin. /Sportal.al
Lista e lojtarëve që rrezikojnë
Andrea Selvaxhio, Xhovani La Kamera, Kristjan Adorjan, Romeo Shahinas, Milan Basrak, Edgrar Çani, Erik Herrera, Uarlej Alvesh, Mustafa Enok Xhixhiua.

COMMENTS