Robert Mugabe ka dhënë dorëheqje si president i Zimbabvesë të martën, pak pasi parlamenti i këtij shteti filloi një proces për t’i dhënë fund katër dekadave të tij të sundimit.
Festime të mëdha shpërthyen në një mbledhje të Parlamentit të Zimbabvesë, kur kryetari i parlamentit Jacob Mudenda njoftoi dorëheqjen e Mugabes, raporton The Telegraph.
Mugabe ka shërbyer si president i vendit që nga viti 1987.
Sundimi 40-vjeçar i tij në Zimbabve është kritikuar nga Kombet e Bashkuara dhe organitzatat botërore të të drejtave të njeriut.
Ai është akuzuar për diskriminimin radikal, korrupsion dhe për shkelje të të drejtave të njeriut./Insajderi
COMMENTS