Gjatë fushatës elektorale, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, kishte mbetur në mendjen e qytetarëve më shumë për rolin e tij si aktor tek seriali “tre gjermanët e trashë” se për premtimet e tij, madje në një rast edhe kryetari i PDK-së e kishte prezantuar si të tillë, shkruan Insajderi.
“Mas shumti të mbaj mend tek ‘tre gjerman e trashë’”, thoshte një qytetar teksa Çelaj e Veseli po prezantonin planin e tyre për Prishtinë. Madje edhe Veseli provoi të tallej me serialin që Çelaj ishte bërë i famshëm.
“Tash e kemi dobësua po duam me e bë kryetar”, thoshte Veseli.
Por kur çështja e kryetarit të Prishtinës ka përfunduar dhe Lirak Çelaj kishte dështuar në këtë mision, ai i është kthyer përsëri serialit satirik “tre gjermanët e trashë.
Lajmin për rifillimin e këtij seriali e ka bërë regjisori Florent Mehmeti për Kultplus. Ka thënë se edhe aktorët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen ndërsa ky serial do të transmetohet në televizionin publik.
Në disa nga rolet do të paraqiten: Naser Rafuna (Gania), Flutura Zeneli (Mimoza), Lirak Çelaj (Piteri), Ard Islami (Ukshini), Ardian Morina (Hekurani), Kushtrim Sheremeti (Hansi), Fisnik Ademi (Brigeli)./Insajderi.com
COMMENTS