Këngëtarja e njohur ka dhënë lajmin e bukur pas përfundimit të ‘Këngës Magjike’.
Ajo ishte një prej finalistëve të këtij edicioni në festivalin “Kënga Magjike”, madje rrëmbeu dhe çmimin “Çesk Zadeja”.
Bëhët fjalë për këngëtaren Blerina Braka e cila u prezantua këtë vit me këngën “Mirupafshim Dashuri”.
Këngëtarja, e cila u lumturua shumë që arriti të prekte finalen, për iconestyle.al ka treguar se tashmë është në pritje të ëmbël dhe pret fëmijën e saj të parë.
“Një bebush do të vijë së shpejti”- ka thënë Blerina.


COMMENTS