Pas kritikave të dhëna nga Kryeministri Haradinaj për gjeneralin Rrahman Rama, ky është qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes!

Pas kritikave të dhëna nga Kryeministri Haradinaj për gjeneralin Rrahman Rama, ky është qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes!

Djali i Halil Metës kujton babain: Sot Kosova është e pavarur falë gjakutë të Dëshmorve dhe atyre që kontribuan për lirinë tonë

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, ka preferuar të hesht karshi kritikave të kryeministrit, Ramush Haradinaj drejtuar gjeneralit të FSK-së, Rrahman Rama. I cili gjatë ditës së djeshme përmes një letre ka njoftuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin për anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë.

Haradinaj, në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, ka theksuar që Rrahman Rama nuk duhet të merret shumë me politikë, dhe që ai duhet ta bëjë punën e tij, dhe nëse nuk mundet ta bëjë, atëherë ka persona tjerë.

“Gazeta Blic”, ka tentuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes pas këtyre kritikave të kryeministrit Haradinaj, mirëpo ata kanë deklaruar se nuk i komentojnë deklaratat e tij.

“Ne nuk i komentojmë deklaratat kryeministrit tonë”, thuhet në përgjigjen elektronike nga Ministria e Mbrojtjes për Gazeta Blic.

Kurse, vizita e gjeneralit amerikan Timothy Orr ishte paraparë të realizohet nga data 16 deri më 18 shkurt, për të shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, por që kjo vizitë është anuluar si shkak i mos heqjes së taksës 100 për qind për mallrat serbe.

Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 100 për qind në importet e këtyre dy shteteve, kryeminsitri Haradinaj, ka thënë që kjo taksë nuk do të hiqet deri në njohjen e pavarësisë nga Serbia.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)