Pas marrëveshjes me Juventusin, Milani tani ka punë me Igli Taren

Pas marrëveshjes me Juventusin, Milani tani ka punë me Igli Taren

Ronaldo ëndërron një finale të Championsit kundër Realit

Pas huazimit të sulmuesit argjentinas nga Juventus, Gonzalo Higuain, Milano dëshiron huazimin e lojtarit shumë të kërkuar këtë verë, serbin Sergej Milinkovic-Savic.

Gjiganti italian që vitin e ardhshëm do të bëjë gara në Europa Ligë dëshiron që të forcoj ekipin që të kthehet në Ligën e Kampionëve pas shumë viteve mungesë.

Shtatë herë kampioni i Evropës është duke përgatitur një ofertë prej 40 milionë euro për huazimin e mesfushorit 23 vjeçar me opsion blerje sezonin e ardhshëm , shkruan La Sampa.

Savic i cili kaloj një formë të shkëlqyer tek Lazio sezonin e kaluar po vlerësohet me çmim 100 milionë euro nga skuadra romake.

Për të siguruar shërbimet e tij, Milan duhet të ketë punë me Igli Taren. Drejtori shqiptar tha dje se Savic mund të largohet vetëm nëse Lazios i vije ndonjë mega ofertë për të./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)