Gianluigi Donnarumma e ka përjetuar rëndë situatën para ndeshjes së Milanit ndaj Donnarummas në San Siro.
Është portieru Rossoner ai që po spekulohet se ka kërkuar largimin nga klubi pak ditë më parë.
Sidoqoftë, tifozët nuk e kanë duruar situatën dhe kanë zbuluar një baner ku e kanë ofenduar portierin.
“Dhunë morale, 6 milionë euro në vit dhe transferim i vëllait parazit? Tash shko, durimit tonë i erdhi fundi”, kanë protestuar tifozët e Milanit.
Donnarumma sipas mediave italiane ka qarë në zhveshtore pas përfundimit të pjesës së parë pas koreve dhe këtij baneri ofendues ndaj tij.
Ai është parë teksa po qante dhe si kapiteni Bonucci po tentonte ta motivonte që të kthehet i fortë në fushë.
Donnarumma besohet se po kërkohet nga Real Madridi dhe PSG. /Telegrafi/
COMMENTS