Pas përplasjes brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku në një bisedë mes anëtarëve të partisë në platformën komunikuese Viber deputetja Aida Dërguti e ka quajtur “mut” Albin Kurti, kryetari Visar Ymeri ka vendosur ta shty mbledhjen e Kryesisë të paraparë për t’u mbajtur të shtunën.
Nga një email që ka siguruar Gazeta Express të dërguar nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Tahiri për aktivistët e tjerë të partisë, thuhet se kryetari Visar Ymeri ka marrë vendim që të shtyej për një ditë tjetër mbledhjen e qeverisë.
“Kryetari Ymeri më kërkoj t’ju njoftoj se nesër, të shtunën, nuk mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në mesazhin që ia ka dërguar aktivisti Tahiri, aktivistëve të tjerë të VV-së, përmes postës elektronike.
Mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e paraparë të zhvillohej nesër, nuk dihet ende se kur do të mbahet. “Mbledhja shtyhet për një ditë tjetër”, shkruhej në mesazhin e aktivistit Glauk Tahiri. / Gazeta Express/.
COMMENTS