Dy metafora me përshkrim të motit ka të ngjarë se kanë shërbyer si thumbim në distancë ndërmjet Adnan Rrustemit, deputet i VV-së nga Lipjani, i cili mund të zyrtarizohet si kandidat për kryetar të Lipjanit nga kjo parti, si dhe i pari i kesaj komune, Imri Ahmeti, njëherit kandidat i LDK-së për kryetar te Lipjanit në zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij viti.
Se fjala është për një thumbim të tërthort, mund të interpretohet kësisoi për faktin se as njëri e as tjetri jo vetëm që nuk janë meteorologë, mirëpo nuk kanë pasur nevojë për një përshkrim real të motit, diqka që ka mundur t’a konstatoje secili qytetar.
Perderisa Rrustemi në shënimin e tij e nise me rreze të para të diellit i shoqëruar me buzëqeshje në fytyrë, në anën tjetër i pari i Lipjanit i kundërvihet më një panoramë përrallore të qytetit e fotografuar në muzgun e natës, sikur çon selam për deputetin se pamjet të tilla i eklipsojnë dhe freskojnë edhe rrezet më përvëluese të diellit të gushtit, e lëre më ato të pakta të qërshorit.
Nësë është fjala për thumbim apo rastësi, mbetet të shihet muajve në vijim./Ulpianapress/
COMMENTS