Lidhja Demokratike Kosovës ka shënuar sot 29 vjetorin e themelimit të partisë.
Në shënimin e kësaj date të rëndësishme të pranishëm ishin thuajse të gjithë zyrtarët e kësaj partie.
Por jo vetëm kaq. Pikërisht në këtë 29 vjetor, i pari i kësaj partie, Isa Mustafa vendosi që të zgjohet përsëri në këmbë, pas një kohe të gjatë, shkruan Indeksonline.

Me 15 janar të këtij viti, Mustafa ishte nisur për shërim në shtetin e Gjermanisë. Pavarësisht terapisë që mori ish-kryeministri atje, rehabilitimin e vazhdoj edhe në Kosovë.
Ndërsa pas 7 muajve, ai ishte shfaqur para mediave në mbledhjen e LDK-së, por gjithnjë ishte i ulur. Kurse sot, Isa Mustafa u shfaq në këmbë, gjë që nuk u vërejt deri më tani pas kthimit nga Gjermania.
Padyshim se Mustafa po vazhdon aktivitetet politike, me mbledhje të njëpasnjëshme të partisë e cila udhëhiqet nga ky i fundit.
COMMENTS