Pas asaj që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, ku është hapur rruga për Ushtrinë e Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i NATO-s.
Një zyrtar i Aleancës Veriatlantike, ka thënë se pozicioni i NATO-s është i qartë. NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj aktual.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale dhe një burim stabiliteti rajonal. Nëse ky mandat evoluon, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. Është e rëndësishme që për çdo iniciativë në lidhje me mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të ketë konsultim të plotë me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe me aleatët e NATO-s”, thuhet në përgjigjen për televizionin publik.
NATO, thuhet tutje, mbetet e angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, përmes KFOR-it “operacionit tonë më të gjatë”.
COMMENTS