Pasagjerët e një treni mbetën të tronditur kur zbuluan se pensionisti që “po flinte” dhe afër të cilit kishin qenë të ulur, ishte në fakt i vdekur.
Sipas mediave të huaja, 70-vjeçari dukej se po e pushonte kokën e tij në një tren në Mexico City për disa orë, ndërsa udhëtarët dilnin e hynin gjatë gjithë ditës.
Por asnjë nga ta nuk e kuptoi se ai kishte vdekur në të vërtetë dhe ishte vetëm në mesnatë, kur stafi i metrosë e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.
Gjatë kryerjes së një inspektimi, ata u përpoqën ta zgjonin, por ai nuk u përgjigj.
Ata thirrën Ndihmën e Shpejtë të cilët nxituan në vendin e ngjarjes në stacionin Pantitlan, vetëm për të zbuluar se njeriu i moshuar kishte vdekur para disa orësh.
Më vonë testet gjetën se ai kishte vdekur nga sulmi i zemrës, dhe është marrë në një morg ku edhe është identifikuar nga familja. /Telegrafi/
COMMENTS