Pasi deklaroi se është katolik, Rama habit dynjanë: Jam me Ramazan!

Pasi deklaroi se është katolik, Rama habit dynjanë: Jam me Ramazan!

Lipjan, hallakamë me autoambulancën e re (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në shumë intervista, si brenda dhe jashtë Shqipërisë ka folur për besimin e tij fetar, atë të fëmijëve dhe gruas së tij.

“Unë jam katolik, dy fëmijët nga martesat e para janë ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist…”- kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat italianeve vetëm pak muaj më parë.

Por mbrëmë në “Opinion” teksa flitej për shtresat në nevojë, Rama ka habitur të gjithë teksa ka deklaruar se “jam në muajin e Ramazanit”.

Kjo deklaratë u bë pasi pastori i Kishës, Akil Pano e ftoi atë të lexojë disa rreshta nga “Bibla” në lidhje me bamirësinë.

Por kryeministri u përgjigj se nuk e lexon Biblën:

“Unë jo, jam në muajin Ramazanit dhe do e respektoj deri në fund”

Pastori ia kthehu se të krishterët nuk mbajnë Ramazanin, duke iu referuar këtu deklarimeve që Rama ka bërë më herët lidhur me përkatësinë e tij fetare. /albeu.com/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)