PDK e Lipjanit dënon kërcënimet e Drejtorit të Administratës ndaj gazetarit Agim Ademi

PDK e Lipjanit dënon kërcënimet e Drejtorit të Administratës ndaj gazetarit Agim Ademi

Ky është reagimi i UNMIK-ut pasi policia kërkoi të intervistojë një punonjës

”PDK dega në Lipjan dënon ashpër kërcënimet e Drejtorit të Adminstratës Avni Olluri ndaj gazetarit Agim Ademi.

Veprime të tilla të ulëta janë të patolerueshme për shoqërinë tonë e cila po ndërtohet mbi vlerat e domokracisë, duke përfshirë kultivimin e së drejtës së lirisë së shprehjes.

Tendencat për frikësimin e gazetarëve, përpjekjet për kufizim të lirisë së fjalës përmes frikësimeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve është rruga drejt anarkisë dhe suspendim të ligjeve në fuqi.

Raste të tilla janë të shpeshta, që zyrtarët e lartë komunal tentojnë të frikësojnë gazetarët tanë.
Sipas burimeve që ka dega e PDK-së mbrenda GJTHP-së edhe ndaj gazetarit të “Ulpianapress”, Granit Duriqi është ushtruar padi nga zyrtarët e lartë komunalë.

PDK dega në Lipjan çmon dhe respekton vlerat demokratike si liria e shprehjes si vlera më sublime e demokracisë dhe inkurajon gazetarët dhe shoqerinë në tërësi që të ngritin zërin ndaj cdo dukurie që bie në kundershtim me këto vlera dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kontributi i gazetarëve tanë në shoqërinë tonë, nëpërmjet informimit të publikut, duhet të çmohet lartë, si një akter i rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë.

Andaj, PDK dega në Lipjan fton organet e drejtësisë për të hetuar këtë rast, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten, dhe Lipjani të mos tentohet të bëhet arenë e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj të drejtave demokratike.

PDK fton Kryetarin e Komunës z. Imri Ahmeti të distancohet nga ky rast, dhe të shkarkoj drejtorin e Administratës, në mënyrë që të kontribuoj në parandalimin e rastëve të tjera të tilla”, shkruan PDK e Lipjanit në faqen e tyre zyrtare.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)