PDK dhe Nisma Socialdemokrate arrijnë marrëveshje për zgjedhjet lokale në Lipjan

PDK dhe Nisma Socialdemokrate arrijnë marrëveshje për zgjedhjet lokale në Lipjan

Rizani nderon martirët në Hallaq të Vogël dhe Rufc i Ri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor në Komunën e Lipjanit.

Sipas marrëveshjes, Nisma Socialdemokrate nuk do të garojë me kandidat për kryetar të komunës, por do ta mbështesë kandidaturën e Shukri Bujës nga PDK. Ndërsa për Kuvendin Komunal, Nisma do të marrë pjesë me listën e saj të veçantë.

Në kumtesën e publikuar theksohet se ky bashkëpunim mbështetet mbi kontributin e përbashkët të dy subjekteve në zhvillimet politike e shoqërore, përfshirë edhe angazhimin në periudhën e luftës.

Zgjedhjet lokale në Lipjan zhvillohen më 12 tetor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)