PDK drejt kapjes së KEK-ut: Blerand Stavileci ia mësyen kundërligjshëm garës për drejtor

PDK drejt kapjes së KEK-ut: Blerand Stavileci ia mësyen kundërligjshëm garës për drejtor

Numërohen mbi 12 mijë vota të mërgatës, VV thellon epërsinë

Shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, Blerand Stavileci ia ka mësyer garës për drejtor të Korporatës Energjetike të Kosovës.Në mesin e 15 kandidatëve në këtë garë, siç merr vesh Gazeta Blic, është edhe Blerand Stavileci, i cili ishte edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, gjatë Qeverisë së Isa Mustafës.
Sipas burimeve të Gazetës, kandidimi i tij, bie ndesh me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ku një kandidat duhet të jetë i pavarur.

Ndërkaq, edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur sot për kandidimin e Stavilecit për drejtor të KEK-ut.Ai pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, me Ambasadorin Britanik O’Conell, për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese, tha se askënd nuk e përkrah nëse nuk respektohet ligji.“Ky proces ka për qëllim dekriminalizimin, dhe largimin nga njerëzit që janë jo profesional, por e nderuara zonja gazetare në qoftë se mendon se krejt çka janë në politikë e kanë gabim, e ata çka nuk janë në politikë e kanë mirë, e ke shumë gabim. Ne jemi shtet i vogël, duhen njerëz që janë më profesionist me i përkrahë dhe me u respektu ligji. Po ju jap fjalën që askënd nuk do ta përkrah nëse nuk respektohet ligji”, tha Veseli.

Ndërkaq, këto janë dispozitat e ligjit, me të cilat bie ndesh kandidimi i Stavilecit:

G
Gazeta Blic ka arritur të siguroj emrat e shumicës se kandidatëve qe kanë hyrë në garë për pozitën e drejtorit Menaxhues të KEK-ut.

Ilmi Azemi
Fatmir Sfishta
Istref Klinaku
Adil JonuziNaser Rusinovci
Njazi Thaçi
Edmond Nulleshi
Agim Nika
Ali Krasniqi
Nexhmi Leci
Blerand Stavileci
Ndryshe, KEK-u është kompania e vetme publike qe ka pasur një performancë të mirë në treg duke e mbyllur vitin e fundit me rreth 20 milionë euro fitim, për dalim prej të gjitha ndërmarrjet tjera publike të cilat janë në falimentim ose në prag të falimentimit.

Në mbledhjen e Bordit Drejtues të KEK-ut të mbajtur me 31 maj, Drejtori Menaxhues i deritanishëm i KEK, Arben Gjukaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij dhe menjëherë pas dorëheqjes së Gjukajt, Bordi kishte emëruar Ushtrues detyre të drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi.

Pas dorëheqjes së Arben Gjukajt, për herë të parë KEK-u ka shpallur konkurs për Drejtor Menaxhues në KEK më 5 prill, ndërsa është rishpallur më 1 qershor dhe për herë të tretë konkursi është hapur më 9 gusht ka qenë I hapur deri me dje, më 10 shtator.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)