PDK e ka humbur kontrollin në Anamoravë

PDK e ka humbur kontrollin në Anamoravë

E turpshme, dëmtohen tabelat e rrugëve në Lipjan

Nëse dikur e llogariste si bastion të vetin, Partia Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e fundit humbi kontrollin mbi Anamoravën.

Gjilanin as këtë herë nuk e fitoi PDK-ja, e madje kandidati për kryetar, Zenun Pajaziti, doli i treti me vota.

Nuk e mohon pakënaqësinë e tij që ka ndaj këtij rezultati, por thotë se tash e tutje duhet të shihet mundësia se si të veprohet për rikthimin e Gjilanit.

Pajaziti e vlerëson lart programin që ua prezantoi qytetarëve të Gjilanit e që thotë se ishte dukshëm më i mirë se sa i Lutfi Hazirit të LDK-së, por edhe i kandidatëve të tjerë.
Por ish-kryetari i Gjilanit nga PDK-ja, Qemajl Mustafa, tha se humbjen që e ka pësuar PDK-ja në Gjilan është pasojë e përçarjes së njerëzve brenda kësaj partie, që në sy të qytetarëve kjo ka shumë rëndësi.

Ai beson se i duhet edhe një kohë bukur e gjatë dhe një platformë mirë e menduar në mënyrë që PDK-ja ta rikthejë këtë regjion.

As në Kamenicë, PDK-ja nuk arriti balotazhin. Kryetari i degës së PDK-së atje nuk ka dashur të flasë para kamerës por nëpërmjet telefonit i ka thënë KTV-së se kishte pritur rezultate të tjera.

Vëzhguesit e zhvillimeve politike besojnë se ky është një ndëshkim që po i bëhet PDK-së.

Nga zgjedhjet e 22 tetorit, në Gjilan shkojnë në balotazh Lidhja Demokratike e Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në Kamenicë, në balotazh shkojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa në komunën e Vitisë ka fituar që në rundin e parë Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatin për kryetar, Sokol Halitin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)