Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, ka akuzuar qeverisjen e LDK-së për punësime të militantëve partiak, percjell Ulpianapress.
Sipas shënimit së PDK-së, pushteti nuk e ka për qellim ngritjen e cilësi në arsim mirëpo qëllim të vetëm e ka rehatimin e militanteve dhe klientelës së saj.
Shënimi i plotë i PDK-së së Lipjanit:
SKANDALOZE- Pushteti i militantëve🤔
Të nderuar qytetar të Komunës së Lipjanit ne si PDK dega në Lipjan edhe në të kaluarën kemi reaguar për punësime të militanteve të LDK-së nga ekzekutivi, mirëpo kjo gjë çdo ditë është ka dëshmohet.
Në konkursin e fundit për arsimtar të edukatës fizike në fshatin Dobrajë të Madhe në Shkollën “Dy Dëshmorët” është pranuar Y. S, i cili njëherit është kryetar i forumit rinor të LDKsë në fshatin Dobrajë e Madhe dhe Nënkryetar i FRL-së në Lipjan. Po në të njëjtën shkollë dhe të njëjtin profesion si arsimtar i Edukatës Fizike i punon edhe babai dhe kjo është dëshmi se ky pushtet nuk e ka për qellim ngritjen e cilësi në arsim mirëpo qëllim të vetëm e ka rehatimin e militanteve dhe klientelës së saj.
Të nderuar qytetar ajo çka është më brengosëse se po ky person me profilin e një sportisti do të shërbej në bibliotekën e shkollës për të ju dhënë libra nxënëseve ku ne ngrehim dyshimet tona se mundë ta kryjë detyrën me përgjegjësi.
Kandidati tjetër i cili ka aplikua e ka vetëm temën e masterit duke e punu, mirpo ky ekzekutiv si gjithë here i bënë inskenimet dhe përshtatjet e konkurseve ekskluzivisht për militant të vet në këtë fund të keq-qeverisjes.
#NdryshimiPoVjen #Meqytetarin #PërNjë
#QeverisjeTëNdershmeNëLipjan
COMMENTS