PDK e Lipjanit hap dyert për mërgimtarët (Foto)

PDK e Lipjanit hap dyert për mërgimtarët (Foto)

‘TIGRAT’ kërkojnë përkrahje sa më të madh në sfidën e KF Ulpianës kundër Lepencit

PDK e Lipjanit të mërkurën pasdite organizoi pritje për bashkatdhetarët nga mërgata.


Selia e kësaj partie, ku edhe po mbahej aktiviteti ishte e mbushur me mërgimtarë, shkruan Ulpianapress.

Në shënimin e tyre në faqrn zyrtare, PDK e Lipjanit, vargoi kontrubutin e dhënë të bashkatdhetarëve në të gjitha proceset të cilat i kaloi Kosova.

Shënimi i plotë i PDK-së së Lipjanit:

“Aktivitetet politike të diasporës shqiptare, shtrirja e tyre dhe qëllimi i sinqert luajtën rol të rëndësishëm në të gjitha proceset në të cilat kemi kaluar. Nga Lufta Çlirimtare, Pavarsia e tashmë integrimi dhe antarësimi në Bashkimin Europian, diaspora jonë ka luajtur dhe po luan rol kyç në të gjitha këto procese të rëndësishme të shtetit tonë.

Është obligim i insititucioneve të Kosovës që të bëjnë më tepër që paraja e diasporës të jetë në funksion të zhvillimit dhe të krijimit të një qëndrueshmërie ekonomike dhe sociale, sesa të jetë paraprakisht e gjykuar për të eksportuar nga fakti që Kosova nuk ka zhvillim ekonomik të mjaftueshëm.

Dekada e re ne krye me ideatorin e saj dhe kryeministrin e ardhshëm Kadri Veselin do jetë në shërbim të mërgimtarëve dhe do krijojë lehtësira për të gjithë bashkëatdhetarët që do investojnë në vendlindjen e tyre!

Na priftë e mbara!
Kadri Veseli-Kryeminister”./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)