PDK e Lipjanit mbanë takim me strukturat e degës

PDK e Lipjanit mbanë takim me strukturat e degës

PDK e Lipjanit uron Fiter Bajramin

PDK në Lipjan sot mbajti mbledhje me strukturat e degës . Të pranishmëve iu drejtua u. d. e kryetares së degës Selvije Halimi e cila falenderoi strukturat e partisë për angazhimin e sinqertë gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale. Falenderim të veçantë iu drejtua qytetarëve të Komunës së Lipjanit për përkrahjeb dhe besimin qe iu dha kandidatit Ismet Hajrullahu dhe kandidatëve për kuvendin komunal.
Halimi theksoi se edhe përkundër rezultatit të zgjedhjeve PDK vazhdon të jetë partia më e organizuar dhe oferta më serioze për qytetarët në nivel vendi duke perfshirë edhe Lipjanin andaj tani na pret një punë me nje koncept më ndryshe me të vetmin qëllim që qytetarët tanë të rrisin përkrahjen për neve në të ardhmën dhe garantoi se PDK në Lipjan vazhdon të jetë e bashkuar dhe e gatëshme për sfidat e radhës.

Në këtë takim të pranishmëve iu drejtua edhe z. Ismet Hajrullahu i cili i falenderoi strukturat e degës e në veçanti rininë për punën korrekte e të palodhëshme.
Gjithashtu Hajrullahu kerkoi bashkërendim që të kemi një rol aktiv në nivel partie në interesin qytetarë.

I pranishëm ne takim ishte edhe Fatmir Xhelili anëtar i kryesisë së PDK i cili përveq falenderimit për përkrahje të vazhdueshme të programit të PDK-së, kerkoi koordinim në të gjitha rrafshet me qëllim që PDK dega ne Lipjan të luaj një rol të fuqishëm opozitar në interesin qytetar sepse Lipjani meriton angazhimin edhe përkundër rezultatit në zgjedhje, shkruan PDK e Lipjanit, percjell Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)