Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas përmbushjes së obligimit të agjërimit dhe përkushtimit të plotë ndaj Zotit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, të gjithë besimtarëve të besimit Islam u’a uron festën e Fitër Bajramit.
Dega e PDK-së në Lipjan, uron që kjo festë jetë motiv për solidaritet, mirësi, mirëkuptim dhe respekt ndaj njëri tjetrit, respekt për vlerat dhe dinjitetin, njofton Ulpianapress.
Urimi i plotë:
Me rastin e Fiter Bajramit, Dega e PDK-së në Lipjan uron të gjithë besimtarët e fesë islame.
Paqja, harmonia dhe begatia qofshin me ju dhe familjet tuaja!
Urojmë që kjo festë të jetë motiv për solidaritet, mirësi, mirëkuptim dhe respekt ndaj njëri tjetrit, respekt për vlerat dhe dinjitetin.
Urime!
COMMENTS