Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan nëpërmjet një reagimi ka kritikuar kryetarin e komunës Imri Ahmeti, me arsyetim se ka tentuar të manipulojë me iftarin, të mërkurën.
“Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, deri në këtë nivel, tenton të manipulojë edhe organizimin e përbashkët me Bashkësinë Islame dhe organizatën ‘Qatar Charity’. Kjo organizate është donator i këtij organizimi, andaj si është e mundur që ftesat të bëhen nën patronatin e kryetarit te komunës”, thuhet në reagimin e PDK-së.
“Ndërkohë pas reagimit te qytetareve është dërguar një ftese tjetër. Pra, për këtë iftar janë bërë dy ftesa të ndryshme për të njëjtin aktivitet. Të bashkangjitur e gjeni edhe njërën prej ftesave të cilën ka ftuar mysafirët për këtë iftar”, thuhet më tej në këtë reagim.
COMMENTS