Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme nëse vendosin të gjitha subjektet e tjera politike. Por, sipas tij, asnjë parti nuk dëshiron të ketë zgjedhje.
Kosovës aktualisht nuk i duhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por i duhet stabilitet dhe qëndrueshmëri institucionale.
Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e gatshme për zgjedhje nëse të gjitha partitë parlamentare vendosin për një gjë të tillë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
Sipas tij, pavarësisht gatishmërisë së PDK-së asnjë subjekt politik në vend nuk dëshiron zgjedhje në Kosovë, pasi që janë disa çështje të rëndësisë nacionale që duhet të definohen brenda dy-tre vjetëve të ardhshme.
Shefi i deputetëve të PDK-së ka folur edhe për fazën finale të dialogut me Serbinë, duke thënë se vendit edhe këtë herë i duhet një ekip i unitetit dhe këtë proces duhet ta udhëheqë presidenti Thaçi pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe partnerit të koalicionit qeverisës, Nisma Socialdemokrate.
COMMENTS