PDK-ja e Lipjanit akuzon Ekzekutivin për keqmenaxhim të buxhetit

PDK-ja e Lipjanit akuzon Ekzekutivin për keqmenaxhim të buxhetit

Kategorizimi i ri: Lipjani mbetet në zonën e verdhë

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan nëpërmjet një komunikate për media të dielën, ka paraqitur një varg vërejtjesh e konstatimesh për keqmenaxhim të të hyrave vetjake nga Ekzekutivi i kësaj komune.

Sipas PDK-së, komuna gjatë vitit të kaluar ka mbetur suficit prej rreth gjysmë milioni eurosh, ndërkaq kërkesat janë të mëdha për sektorin e arsimit, shëndetësisë etj, shkruan “Koha Ditore”.

“Te bartja e të hyrave vetjake në Komunën e Lipjanit nga viti 2016 dhe vitit 2017 në vitin 2018, PDK-ja paraqet vërejtje nëpërmjet të cilave konstatojmë se këto të hyra janë keqmenaxhuar dhe është neglizhuar procedura për shpenzimin e tyre derisa vetë fakti se ka mbetje të të hyrave vetjake nga viti 2016 një shumë prej 167.261 euro dhe nga viti 2017 shuma prej 303.483 euro që në total bëjnë 470.745 eurosh, tregon për një keqmenaxhim të qeverisjes.

Në anën tjetër, nevojat për investime janë të mëdha në arsim, shëndetësi, subvencione në bujqësi, investime në infrastrukturë etj”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)