YAHR, publikon raportin e monitorimit “Qeverisja Lokale në Lipjan” bazuar në monitorimin e punës së Kuvendit komunal të Komunës së Lipjan gjatë periudhës, Qershor-Dhjetor 2019. Monitorimi është fokusuar në Asamblenë Komunale dhe organet tjera të këtij Kuvendit.
Në bazë të punës monitoruese të drejtpërdrejtë dhe në bazë të vlerësimeve me anë të fletë notimit Organizata YAHR konstaton këto fakte:
Gjatë periudhës gjashtë mujore Qershor – Dhjetor 2019 janë mbajtur pesë seanca plenare nga ana e Kuvendit Komunal të Lipjanit. Ku kjo periudhë karakterizohet me një dinamikë të theksuar të marrjes së vendimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe janë aprovuar 19 vendime të propozuara nga ana e ekzekutivit dhe janë shqyrtuar 7 raporte, 5 rregullore dhe plane komunale .
Organizata YAHR gjatë kësaj periudhe po ashtu ka bërë notimin e angazhimeve të Kuvendareve dhe të subjekteve politike në fusha të ndryshme duke përfshirë: diskutimet gjatë seancave, propozime për rend dite, pjesëmarrjen e Kuvendareve në seanca, inicimin e çështjeve në interes të qytetareve dhe parashtrimin e pyetjeve të ndryshme nga ana e Kuvendareve drejtuar ekzekutivit.
Gjatë kësaj periudhe monitoruese, subjektet politike me aktive, në diskutime gjatë seancave plenare prin, subjekti politik i PDK-së me 40.52% pjesëmarrje në diskutime, pastaj radhitet subjekti politik LVV, 17.24%, ndërsa subjekti i tret për nga radhitja e pjesëmarrjes është LDK, 13.79%. Nisma dhe AKR-ja, kana qenë subjektet politike më pasive gjatë kësaj periudhe monitorimi, me nga 5.17%.
Kuvendaret me aktiv gjatë pjesëmarrjes në diskutime nga subjektet politike që janë më aktive, janë këta kuvendar: nga PDK-ja, Lulzim Rrustemi, nga LVV-ja, Albulena Kelmendi, dhe nga LDK-ja, Hyra Bytyqi.
Kuvendarët të cilët ishin më aktiv gjatë kësaj periudhe të monitorimit ishin: Albulena Kelmendi LVV me 149 pikë, Lulzim Rrustemi PDK 110 pikë dhe Argjent Tasholli PDK 75 pikë. Kuvendarët të ashtuquajtur “memec”, ishin: Naim Stullca, Mehmetali Krasniqi, Ramadush Tasholli nga LDK, Alban Salihu LVV, Hajdin Bytyqi AKR dhe Manush Shamolli NISMA.
Kuvendaret të cilët kanë folur në emër të subjekteve politike, prin LDK-ja, me 56.25%, PDK-ja, me 18.75%, LVV dhe AKR-ja janë me nga 12.5%. Kuvendaret të cilët kanë folur me së shumti në emër te subjekteve politike janë: Hyra Bytyqi, Lulzim Rrustemi, Shkelzen Bislimi dhe Afrim Miftari.
Subjektet politike të cilat kanë qenë më aktive në parashtrimin e pyetjeve parlamentare drejtuar ekzekutivit të komunës së Lipjanit janë: subjekti i cili prin për nga radhitja është PDK-ja me 65.91%, LVV-ja 18.18%, LDK-ja 9.09%, dhe subjekti i fundit është AAK-ja me 6.82%.
Kuvendaret të cilët kanë parashtruar më së shpeshti pyetje janë: Lulzim Rrustemi me 40 pikë, Ramiz Qeriqi 40 pikë, Argjent Tasholli dhe Albulena Kelmendi me nga 35 pikë.
Tri subjektet politike të cilat kanë ngritur më së shumti çështje dhe probleme të qytetareve janë: PDK-ja me 32.52%, LVV-ja 20.93 % dhe LDK-ja me 16.28 %.
Kuvendarët që prijnë me ngritjen e problemeve dhe çështjeve të qytetarët janë: Albulena Kelmendi me 45 pikë, Nehat Terpeza 30 pikë dhe Ramiz Qeriqi, Argjent Tasholli, Fehmi Rexhepi me nga 20 pikë.
Organizata YAHR, gjatë analizimit të monitorimit për periudhën qershor-dhjetor, ka dal me këto rekomandimet, ku kërkohet një përgjegjësi më të madhe të Kuvendareve ndaj interesave të qytetareve dhe të mos harrohet se ata janë aty për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, e jo interesat individuale apo edhe partiake, ndërsa rekomandimi tjetër ishte për një opozitë më e zëshme për artikulimin e interesave të qytetareve karshi ekzekutivit të Komunës së Lipjanit.
COMMENTS