Sulmuesi i Chelseas, Alvaro Morata e ka fajësuar dëmtimin në kurriz për sezonin e dobët në Premier League. Spanjolli u ble nga Real Madrid gjatë verës për një shifër rekord 70 milionë euro, por nuk ka arritur të bindë duke shënuar vetëm 14 gola në 40 paraqitje në këtë sezon. Morata u duk sikur do të ishte një sukses i madh në Angli, pasi shënoi shtatë herë në tetë ndeshjet e para, por pas dëmtimit në kurriz gjatë dhjetorit, ai ka shënuar vetëm dy gola.“Çdo gjë ishte mirë deri kur pata problemin në kurriz. Kam luajtur me shumë dhimbje dhe mbase do të kishte qenë më mirë po të kisha ndaluar. Por doja të luaja për tifozët, klubin dhe shokët e ekipit. Tashmë është pjesë e së shkuarës. Viti im i parë mund të kishte qenë më mirë, por ka akoma ndeshje për t’u luajtur dhe kemi një rast të mirë për të fituar FA Cup”, ka thënë Morata.
Fitorja e atij trofeu është kthyer në prioritet për londinezët, pasi me shumë mundësi nuk do të luajnë në Champions League sezonin që vjen. Southampton është ekipi me të cilin Chelsea do të përballet në gjysmëfinalen e FA Cup ndërkohë dyshja tjetër është Tottenham dhe Manchester United.
COMMENTS