Për dhjetë muaj në aksidente trafiku humben jetën 102 persona.
Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit ndodhen dy aksidente me fatalitet ku humben jetën tre persona.
Ndërsa gjatë muajit tetor në aksidente trafiku humben jetën shtatë persona.
Gjithsej kanë ndodhur 1429 aksidente, të llojeve të ndryshme.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm, që të shmangin aksidentet dhe rrjedhimisht humbjen e jetëve.
Hoxha theksoi se shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve janë mosrespektimi i rregullave të komunikacionit, ndërsa prijnë rastet me vetaksidente.
Ndërsa Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit theksoi se faktorët kryesorë për shkaktimin e aksidenteve janë kushtet atmosferike dhe faktori njeri.
Nga 95 persona që humben jetën në aksidente trafiku për 9 muaj, 40 prej tyre janë shoferë, 30 këmbësorë, ndërsa 25 pasagjerë.
E, Policia e Kosovës vetëm gjatë muajt tetor për shkelësit e rregullave në komunikacion ka shqiptuar 30274 gjoba. /Tribunachannel/
COMMENTS